Please enter at least 3 characters.

Spiro Ristovski sot dëshmon për ngjarjet e 27 prillit

2016/01/ristovski-librat-e-vjet-euml-r-do-t-euml-nd-euml-rrohen-n-euml-10-dit-euml-t-e-ardhshme_hd.jpg

Pas anulimi dy mujor të seancave për "Organizatorët e 27 prillit", sot në Gjykatën Penale të Shkupit është paraparë të dëshmojë i akuzuari Spiro Ristovski.

Rastin e udhëheq Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurorja Katerina Kolarovska.

Seanca e fundit gjyqësore u mbajt më 25 mars.

Të akuzuar për këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Ndryshe, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale "rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë"./Telegrafi/