Spinaq me djathë të ngrohtë: Ushqim i përsosur nga furra, e duan të gjithë!
27/05/2023
Njërin ndër ushqimet më të shijshme nga spinaqi e duan madje edhe ata të cilët e shmangin të hanë perime!Përbërësit:- 1 kg spinaq, - 1 qepë, - 2 thelpinj hudhre, - 150 ml ajkë, - 150 g kaçkavall, - 1 lugë vaj, - kripë, piper.Përgatitja:
Spinaqin e lajmë dhe e grijmë, presim hudhrën imët. Në tenxhere nxehim vajin dhe në të fërgojmë qepën dhe hudhrën, i shtojmë spinaqin dhe i fërgojmë derisa spinaqi të ndryshojë ngjyrën.
Heqim kapakun dhe presim që lëngu të avullojë. Shtojmë ajkën dhe i qesim një filxhan piper, i përziejmë mirë.
I qesin në enën për pjekje, i qesim kaçkavallin e grirë në rende dhe i pjekim në furrë të nxehur në 200 gradë celsius, derisa kaçkavalli të shkrihet.
Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.


