Please enter at least 3 characters.

Spekulohet se Nicki Minaj është në pritje të fëmijës së parë

2020/06/NickiMInajbiond-e1592083577770.jpg
204:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 06: Nicki Minaj attends The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion at Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
12:"Getty Images

Fansat e rep-artistes, Nicki Minaj, kanë spekuluar se ajo mund të jetë shtatëzënë.

Kjo pasi në paraqitjen e saj të fundit në këngën “Trollz”, ka mbuluar barkun e fryrë, shkruan Mirror.

37-vjeçarja është fotografuar gjysmë e zhveshur, teksa në pjesën e sipërme është mbuluar me disa copëza materiali në formë të yjeve.

Nicki Minaj (Foto: Mirror)

Pas publikimit të tyre në rrjetin social Instagram, fansat menjëherë kanë dyshuar se këto veshje ajo i ka shfrytëzuar që të mbulojë barkun e fryrë.

Njëri prej tyre kishte shkruar: “Nicki Minaj është shtatzënë. Unë e di se kur një fotografi është e rregulluar. Forma e barkut, editimi me një linjë të zezë në mes dhe mbulimi i gjoksit bëhet vetëm kur dikush është shtatzënë”.

“Jam këtu duke pritur për Nicki Minaj të deklarojë se ajo është shtatzënë”, ka shkruar një fans tjetër.

Ndërkaq, Nicki tashmë është martuar me Kennethe Petty dhe sipas aludimeve janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. /Telegrafi/