Spektakël nga Unitedi ndaj Arsenalit, dy gola në fillim të derbit (Video)
02/12/2017
Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit me dy gola të shpejtë, duke filluar kështu derbin e javës në Ligën Premier në mënyrën më të mirë të mundshme.
Goli erdhi nga Valencia në minutën e katër, kjo pas asisitmit nga Paul Pogba.
Në minutën e 11-të shënoi edhe Jesse Lingard, anglezi u asistua nga Anthony Martial.
Ndeshja e ardhshme e Djave të Kuq është ndaj Manchester Cityt. Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar 2-0 në të mirë të Topçinjëve. /Telegrafi/


