Please enter at least 3 characters.

Spektakël në pjesën e parë mes Aston Villlas dhe PSG-së 

Aston Villa dhe PSG kanë zhvilluar një pjesë të parë spektakolare në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve, ku francezët po udhëheqin me rezultat 2-1. 

Ndeshja nisi më mirë për francezët që kishin raste shumë të mira, duke gjetur pastaj edhe golin.

Ishte Achraf Hakimi ai që realizoi në minutën e 11-të për 1-0.

Aston Villa iu kthye ndeshjes duke krijuar raste me Pau Tores dhe Morgan Rogers, por fati nuk ishte me anglezët.

PSG në rastin tjetër të mirë gjetën golin e dytë, me Nuno Mendes që përfitoi nga një pasim i Ousmane Dembeles për të shënuar për 2-0.

Anglezët arritën ta hapnin ndeshjen në minutën e 34-të, Youri Tielemans që arriti ta mposht Gianluigi Donnarumman edhe me ndihmën e një devijimi.

Deri në fund edhe pse të dy skuadra tentuan, rezultati nuk ndryshoi më në pjesën e parë. /Telegrafi/