Please enter at least 3 characters.

Spasovski: Ulet numri i veprave penale gjatë natës së Vitit të Ri

2016/07/Oliver-Spasovski-1-e1490007416436.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë vizitës së tij në SPB Shkup deklaroi se në natën e Vitit të Ri në Shkup ka pasur 9 paraqitje për vepra penale dhe 8 paraqitje për shkelje ligjore, me ç'ka sipas tij në krahasim me vitin e kaluar është ulur shkalla e krimit gjatë festave.

Ai gjithashtu tha se në festën për vitin 2018 është ulur edhe përdorimi i mjeteve piroteknike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Spasovski ju uroi qytetarëve vitin e ri dhe tha se ai personalisht si ministër do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe stabilitetit në vend.

Ndërsa në fund shtoi se gjithashtu do të angazhohet që policët të marrin kushte më të mira për punë./Telegrafi/