Please enter at least 3 characters.

Spasovski: Fushata do të jetë pa tubime dhe aktivitete 'derë në derë'

2020/06/17062020_PVRSM_Spasovski_poseta_prespanski_region-1.jpeg

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në 'Facebook' shkroi se shëndeti i qytetarëve për ata janë prioritetet kryesore për të cilat nuk heqin dorë.

Për shkak kësaj arsye, ai thotë se të gjitha aktivitetet partiake do t'ia përshtatin rrethanat e reja me qëllim mbrojtja e shëndetit publik, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Fushata do të jetë pa tubime dhe pa aktivitete 'derë në derë'. Në këtë mënyrë ne e mbrojmë shëndetin e qytetarve, kurse ofertën zgjedhore do t'ua afrojmë përmes mjeteve digjitale", shkruan Spasovski,

Ai theksoi se në kundërshtim me ligjin dhe masat ndaluese OBRM-PDUKM filloi fushatë parazgjedhore me tubime publike ku nuk mbahet largësia tripore dhe nuk mbahen maskat mbrojtëse./Telegrafi/