Please enter at least 3 characters.

Spanja publikon listën e lojtarëve për Euro 2020 - asnjë futbollist i Real Madridit

2019/11/GettyImages-1190372542.jpg
232:"LAS ROZAS, SPAIN - NOVEMBER 27: Luis Enrique attends a press conference as he returns as Spain head coach at the Spanish Football Federation headquarters on November 27, 2019 in Las Rozas, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Luis Enrique ka zbuluar skuadrën e tij për Euro 2020, me lajmin më të madh se kapiteni Sergio Ramos është lënë jashtë.

Trajneri spanjoll ka zgjedhur 24 lojtarët për turneun e madh, pavarësisht se janë të lejuara 26, por lëndimi ka penguar qendërmbrojtësin që të jetë pjesë e La Roja.

Është befasuese se në listë mungojnë edhe lojtarë të tjerë nga Real Madridi, e që është për herë të parë në këtë shekull që ndodhë një gjë e tillë.

Skuadra e Spanjës me 24 lojtarë për Euro 2020:Portierë: Unai Simon, David de Gea, Robert Sanchez.

Mbrojtësit: Jose Gaya, Jordi Alba, Pau Torres, Aymeric Laporte, Eric Garcia, Diego Llorente, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente.

Mesfushorët: Sergio Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabian Ruiz.

Sulmuesit: Dani Olmo, Mikel Oyarzabal, Alvaro Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traore, Pablo Sarabia. /Telegrafi/