Spanja kampion i Evropës U-21
Edhe pse nuk shfaqën një lojë bindëse në fraksionin e parë të lojës, spanjollët arritën që ta kontrollojnë ndeshjen dhe të realizojnë një gol.
Pas një krosimi të Didac, Ander Herrera nxori nga loja dy mbrojtës zviceranë për të shënuar golin e epërsisë (41’).
Edhe në gjysmën e dytë, të rinjtë spanjollë realizuan edhe një herë për të vulosur fitoren, ndërsa ekzekutues ishte i riu i Barcelonës, Thiago Alcantara do Nascimento, i cili me një gol të bukur (81’) i dha fund dyshimit për kampionin e kësaj gare.
Vlen të përmendet se në këtë finale luajtën pesë shqiptarë. Nga fillimi i ndeshjes për përfaqësuesen i Zvicrës luajtën shqiptarët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi, ndërsa në pjesën e dytë u inkuadruan Amir Abrashi dhe Pajtim Kasami. /Telegrafi/


