Please enter at least 3 characters.

Spalletti: Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin

2018/11/Luciano-Spalletti-1.jpg
322:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 28: Luciano Spalletti, Manager of Inter Milan looks dejected following his team's defeat following the UEFA Champions League Group B match between Tottenham Hotspur and FC Internazionale at Wembley Stadium on November 28, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Luciano Spalletti është ndarë i zhgënjyer me humbjen e Interit në udhëtim te Tottenham Hotspur.

Nerazzurrët humbën 1-0 në Wembley në sajë të një goli të ardhur në minutat e fundit nga Christian Eriksen.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri italian Spalletti, i cili ka thënë se ishte i kënaqur me lojën, por jo edhe rezultatin.

"Ne bëmë kryesisht atë që duhej të bënim, përveç disa momenteve të lojës", ka thënë fillimisht Spalletti pas ndeshjes për Sky Sport Italia.

Matias Vecino dhe Jan Vertonghen gjatë një dueli (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin, por do të shkojmë në ndeshjen e ardhshme dhe të shohim se çfarë ndodh".

"Mendova se po rriteshim, por nuk bëmë shumë mundësi për të shënuar, më pas pranuam një gabim dhe askush nuk ishte në gjendje të priste pasimin".

"Tottenhami kanë këtë forcë fizike, ata gjithmonë ju mbajnë nën presion gjatë gjithë ndeshjes dhe ne nuk reaguam kur Sissoko veproi gabim dy herë", përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Interi në ndeshjen e fundit vendimtare për kalimin e grupit e pret PSV-në, ndërsa Tottenhami udhëton te Barcelona. /Telegrafi/