Spalleti favorit kryesor për t’u bërë trajner i Interit
22/05/2017
Interi duket se është afër trajnerit të ri.
Sipas gazetarit të Sky Sport Itailas, Gianluca Di Marzio, është Luciano Spalleti ai që është favoriti kryesor për t’u emëruar si trajner i Interit.
Steven Zhang, Walter Sabatani dhe Piero Ausilio kanë pasur takim tri orësh për të diskutuar shumë pika të strategjisë, përfshirë edhe trajnerin.
Vitin e ardhshëm përfundon Serie A dhe e sqaron situatën për menaxherin e ri.
Interi largoi Stefano Piolin pasi kuptoi se ai kishte nënshkruar marrëveshje të fshehtë me Fiorentinan. /Telegrafi/


