SPAL dëshiron Ajetin për sulmin e tyre
11/07/2017
Albian Ajeti duket se do të vazhdojë karrierën në kampionatin italian, ku do të gjejë vëllain e madh, mbrojtësin e kuqezinjve, Arlind Ajeti.
Sulmuesi 20 vjeçar ka zgjuar interesin e SPAL, ekipit të sapongjitur në Serinë A dhe që po punon për transferimin e tij.
Aktualisht, Ajeti aktivizohet për St. Gallen, në Zvicër, ku ka shënuar 10 gola në 29 takime, transmeton TCh.
Ndërkohë, sa i përket mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ende nuk dihet nëse Torino do t'i japë edhe një shans apo do t'i hapë rrugë transferimit të tij në ndonjë klub tjetër.


