Please enter at least 3 characters.

Southgate: Kosova na e bëri të vështirë deri në minutën e 70-të, atmosfera e jashtëzakonshme – fat ndaj Maqedonisë

2019/11/GettyImages-1188249046.jpg
265:"PRISTINA, KOSOVO - NOVEMBER 17: Gareth Southgate, Head Coach of England acknowledges the fans after the UEFA Euro 2020 Qualifier between Kosovo and England at the Pristina City Stadium on November 17, 2019 in Pristina, Kosovo. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Kosova ia bëri të vështirë punën deri në minutën e 70-të.

Ai tha se u ndie shumë mirë në atmosferën e jashtëzakonshme që u krijua në Prishtinë dhe pritjen që iu bë anglezëve.

“Kosova na e bëri të vështirë, sidomos në pjesën e parë. Ishte e vështirë për ne të luanin nën presion. Në pjesën e parë ishte ndeshje e barabartë, edhe pse shënuam një gol të bukur”.

Gareth Southgate. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Deri në minutën e 70-të u desh ta mbajmë presionin. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, nuk kam përjetuar diçka të tillë më herët, edhe pse kemi udhëtuar në disa vende”.

Fansat e Kosovës. (Foto: Michael Regan/Getty Images)

“Ju urojmë të gjithëve fat në 'play-off'. Keni gjasa, më pëlqen ekipi juaj. Keni bërë përparime dhe eksperienca e ndeshjes në Pragë do të jetë përfitim për ju, ndaj Maqedonisë”.

“E gjithë skuadra e vlerëson këtë mikpritje”, ka thënë Southgate në deklaratën pas ndeshjes, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 4-0. /Telegrafi/