Please enter at least 3 characters.

Sot nis 'Defender Europe 23', Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak

2023/01/ceremonia-e-betimit-te-rekruteve-te-rinj-te-FSK-se-foto-Ridvan-Slivova-84.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Sot në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, mbahet ceremonia e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.

Ceremonia e hapjes do të nis nga ora 11:00, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit zyrtar, në ceremoni do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti; ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj; komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari etj.

Theksojmë se, nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, Defender Europe '23, me ç'rast do të validohem kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregojnë shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere.

"Forca e Sigurisë së Kosovës, në një komunikatë ka theksuar se është forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s. /Telegrafi/