Sot në Ohër fillon kongresi treditorë për metalurgji
18:"Laurentiu Iordache
10/06/2016
Nën organizimin e Shoqatës së metalurgëve dhe fakultetit teknologjiko-metalurgjik të Universitetit Kirili dhe Metodi, në bashkëpunim me Shoqatën e metalurgjisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, sot në Ohër do të fillojë Kongresi i shtatë ndërkombëtar i metalurgjisë, materialeve dhe mbrojtjes së ambientit jetësor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kongresi do të zgjasë tre ditë, ndërkaq do të marrin pjesë ekspertë nga universitete, qendra hulumtuese dhe institute nga Gjermania, Finlanda, Sërbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i zi, Sllovenia, Bullgaria, Turqia, Sllovakia, etj. Në kuadër të diskutimeve, pjesëmarrësit do t'i prezantojnë njohuritë e tyre më të reja për temat mer ëndësi që lidhen me këtë industri./Telegrafi/


