Please enter at least 3 characters.

Sot mbyllet qarkullimi në një pjesë të autostradës “Arbën Xhaferi”

2020/03/Autostrada-Arben-Xhaferi-1-780x439-1.jpg

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot për shkak të zhvillimit të punimeve (betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë) dhe për sigurinë publike, prej orës 10:00 deri në ora 14:00, ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin Konjuh-Babush në autostradën “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes.

Sipas njoftimit, gjatë periudhës së ndalesës, të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë - Hani i Elezit dhe anasjelltas.

Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.