Please enter at least 3 characters.

Sot mbi 2000 të shëruar dhe 1.091 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

2022/02/PRI_203681353.jpg
362:"A detail of a hand holding a lateral flow test that shows a negative result in a domestic bathroom on 'Freedom Day', 19th July 2021, in London, England. 'Freedom Day' is the date that Prime Minister Boris Johnson's UK government set as the end of Covid pandemic social distancing conditions with the end of mandatory face coverings in shops and public transport.
28:"In Pictures via Getty Images

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.702 teste, ndërsa janë regjistruar 1.091 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 156 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 2.322 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 23 viktima nga coronavirusi. 13 persona të vdekur nga Shkupi (69, 69, 72, 74, 78, 78, 78, 82, 83, 84, 85, 87 dhe 90), 3 persona të vdekur nga Velesi (53, 78, 82) dhe nga dy të vdekur nga Struga (52 dhe 62) dhe Tetova (69 dhe 70) dhe nga një nga Gjevgjelia (44), Kratova (64) dhe Sveti Nikolla (76).

Në regjistrin e "Termini Im" janë regjistruar edhe 13 viktima nga coronavirusi. Shkupi (4), Gjevgjelia (2), Manastiri (1), Koçani (1), Shtip (1), Strumicë (1), Gostivar (1), Kërçovë (1) dhe Kumanovë (1). Të ndjerit janë të moshës 61-90 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 289.797, numri i të shëruarve është 272.184, numri i të vdekurve është 8.829, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.784./Telegrafi/