Please enter at least 3 characters.

Sot martohet djali i Jakup Krasniqit, Klinaku: Fati e deshi të mos jetë në këtë mes, po përballet me një padrejtësi në Hagë

2022/07/collage-1-17-scaled.jpg

Sot (e hënë) bëhet e ditur se do të martohet djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi.

Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në një postim të ndarë në rrjete sociale.

Klinaku thotë se fati e deshi që Krasniqi të mos jetë në këtë mes, pasi po përballet me një padrejtësi në Hagë.

Foto: Screenshot/Facebook

Postimi i plotë i Klinakut (pa ndërhyrje):

“Shqiptarët, sipas traditës, gjithmonë dasmat i kanë bërë me prezencën e personave të familjes, farefisit dhe shoqërisë.Sot, Baca Jakup Krasniqi e marton djalin Altinin.Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë.Urime Altin Krasniqi dhe Elizabetë Sylaj!U trashëgofshi!”. /Telegrafi/