Sonte nis Festivali i 55-të i Këngës në RTSH
Sonte (e mërkurë) nis nata e parë e edicionit të 55-të të festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.
Edhe këtë vit plot 24 knkurrentë do të garojnë për ta përfaqësuar Shqipërinë, në festivalin e madh të këngës, në "EuroSong 2017".
Festivali zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, gjersa transmetohet drejtpërsëdrejti në kanalet shtetërore TVSH në Shqipëri, dhe RTK 1 në Kosovë, me fillim në ora 21:00.
Organizatorët e festivalit kanë ftuar nga Kosova dy regjisorët e njohur Agron Vula dhe Astrit Idrizi, gjersa e ftuar nderi në këtë edicion, është sopranoja e njohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula.
Kjo është lista e pjesëmarrësve në edicionin e 55-të të Festivalit të RTSH-së:
Albulena Jashari “Fjalët ia lë zemrës”
Muzika: Marsela Çibukaj, Briz Musaraj
Teksti: Gerald Xhari
Classic Boys “Dashuria për jetën”
Muzika: Endri Sina
Teksti: Saimir Braho
Dilan Reka “Mos harro”
Muzika: Edmond Zhulali
Teksti: Agim Doçi
Edea Demaliaj “Besoj në ëndrra”
Muzika: Fabian Asllani
Teksti: Edea Demaliaj
Xhejni Lito “Shkon e Vjen”
Muzika & teksti: Indrit Lelo
Elson Braha “Edhe një herë”
Muzika: Adrian Hila
Teksti: Pandi Laço
Erlind Zeraliu “Dhimbja e gëzimit”
Muzika: Vasil Tole
Teksti: Florian Zyka
Fabiola Agalliu & Agnesa Çavolli “Shkon e vjen”
Muzika & teksti: Sokol Marsi
Festina Mejzini “Atje lart”
Muzika & teksti: Eriona Rushiti
Flaka Krelani “Osiris”
Muzika & teksti: Qëndrim Krelani
Franc Koruni “Macka”
Muzika & teksti: Franc Koruni
Genc Salihu “Këtu”
Muzika & teksti: Genc Salihu
Lindita “Botë”
Muzika: Klodian Qafoku
Teksti: Gerald Xhari
Linda Rukaj “Vija e lumit”
Muzika & teksti: Linda Rukaj
Lorela “Me ty”
Muzika: Alban Kondi
Teksti: Turjan Hyska
Luka & Serxhio Hajdini “Koha plaket”
Muzika: Serxhio Hajdini
Teksti: Luka Hajdini
LYNX “Sot”
Muzika & teksti: LYNX
Neki Emra “Dashuri dhe urrejtje”
Muzika: Neki Emra
Teksti: Albatros Rexhaj
Orges Toçe “Shi diamantesh”
Muzika & teksti: Orges Toçe
Rezarta Smaja “Pse prite gjatë”
Muzika: Xhevdet Gashi
Teksti: Arsim Bujaku
Tiri “Më zgjo”
Muzika: Enis Mullaj
Teksti: Sokol Marsi
Xhesika Polo “Eva jam unë”
Muzika: Marko Polo
Teksti: Alex Seitaj
XUXI “Metropol”
Muzika: Genti Lako
Teksti: Ana Gramo
Yll Limani “Shiu”
Muzika & teksti: Yll Limani, Ilirjana Blakaj. /Telegrafi/


