Please enter at least 3 characters.

Sonte në teatrin e Gjakovës shfaqet komedia "Qeni i Baskërvilëve"

Pas shfaqjes mysafire "Të gjashtë kundër Turqisë", gjatë mbrëmjes së sotme në Teatrin e Qytetit të Gjakovës "Hadi Shehu" do të shfaqet komedia "Qeni i Baskërvilëve".

Kjo komedi e cila është një ndër veprat më të njohura të autorit Arthur Conan Doyle, ka një natyrë  një natyrë misterioze dhe argëtuese, e cila ndjek detektivin legjendar Sherlock Holmes dhe partnerin e tij, Dr. Watson, teksa hetojnë një legjendë të frikshme për një qen të mbinatyrshëm që ndjek familjen Baskërvil në Angli.

Kjo vepër e cila do të shfaqet sonte nga ora 20:00 në Teatrin "Hadi Shehu" në Gjakovë, vjen nën regjinë e Jon dhe Kastriot Saqipi, dhe në të luajnë aktorët Blerina Veseli, Djellza Dema, Bleron Hevziu, dhe Erion Fetahu. /Telegrafi/