Please enter at least 3 characters.

Sonte në "Personale" të TV Dukagjinit: Cilat janë marrëdhëniet e shqiptarëve me Turqinë?! (Video)

2016/08/Muhamet-Mala-1.jpg

Sonte, nga ora 20:00, në emisionin "Personale" të TV Dukagjinit, do të flitet për marrëdhëniet e shqiptarëve me Turqinë e sotme dhe me Perandorinë e dikurshme Osmane.

Aty do të flitet për mënyrën se si u konvertuan shqiptarët më myslimanë, si dhe për luftën e Skënderbeut.

Historiani Muhamet Mala do të shpjegojë në këtë emision se kush ishin sadriazemët shqiptarë në Perandorinë Osmane dhe si ndodhi që intelektualët shqiptarë që u shkolluan më këtë superfuqi të kthehen kundër saj.

"Personale" me autore Krenare Vokshi Shalën është emision ku personalitete të medias, artit, shkencës e politikës i tregojnë të pathënat.

Emisionin do ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në telegrafi.com.