Please enter at least 3 characters.

Sonte mësohet finalisti i parë: Interi dhe Milani startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

2023/05/1200x675_inter_vs_acmilan_second-leg_tue-16-may.jpg

Interi dhe Milani zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë u fitua nga Nerazzurët me rezultat komod 2-0 në San Siro, ndërsa sonte nga ora 21:00 do të përcaktohet finalisti i parë.

Natyrisht se Interi e ka qetësinë për këtë takim shkaku i rezultatit dhe do të tentojë të bëjë të njëjtën gjë sikurse javën e kaluar.

Në anën tjetër, Rossonerët do të shkojnë me të gjitha forcat në sulm, së paku për të barazuar rezultatin – por që edhe mund ta pësojnë nëse nuk e kanë vëmendjen.

Formacionet zyrtare:Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko.

Milan: Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud. /Telegrafi/