Please enter at least 3 characters.

Soni Malaj me paraqitje provokuese në klipin "Pak si..." në bashkëpunim me Benniton

2021/08/Soni-Malaj-1.png

Këngëtarja nga Shqipëria, Soni Malaj, është rikthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë.

Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Bennito, projekti i të cilëve mban titullin “Pak si...”.

Kënga është kompletuar edhe me klip, në të cilin artistja e njohur ka bërë një paraqitje provokuese duke treguar linjat trupore.

Soni Malaj (Foto: YouTube)

Një pjesë e videoklipit duket se është xhiruar në palestër, marrë parasysh që në të njëjtin vend 40 vjeçarja e kalon një pjesë të madhe të kohës.

Tekstin e ka shkruar Petrit Sefaj, gjersa për muzikën dhe producimin u përkujdes BigDeal Records.

Projekti i plotë tanimë gjendet i lansuar në platformën e Arkiva Shqip në YouTube.

Rikthimi i Malajt me një këngë e klip professional vjen pas shumë vitesh. /Telegrafi/