Sondazhi nga RTV Dukagjini për Vushtrrinë: Xhafer Tahiri (LDK) – 42.4%, Arsim Rexhepi (LVV) – 31.8 %, Ferit Idrizi (PDK) - 23.9 %
11/10/2021
RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Vushtrrinë, i cili është realizuar nga UBO Consulting.
Nga rezultatet e publikuar sonte, e sipas të cilit Xhafer Tahiri i LDK-së ka dalë i pari me 42.4 % në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.
Më sondazhin e UBO Consulting, janë intervistuar 1,065 veta brenda periudhës shtator 2021.
Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 për qind, transmeton Telegrafi.
Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për votë të deklaruar:
Xhafer Tahiri – LDK: 42.4 %Arsim Rexhepi – LVV: 31.8 %Ferit Idrizi – PDK: 23.9 %Mensul Ademi – AAK: 1.0 %Albert Maxhuni - NISMA: 0.5 %Jeton Salihu - I pavarur: 0.3 %Ergin Sunguri - KDTP: 0.2 %


