Please enter at least 3 characters.

Sondazh: Tre nga problemet mjedisore në Gjilan - cili duhet të ketë vëmendjen e institucioneve për përfundim më të shpejtë?

2024/07/Gjilani.png

Si shumë qytete të Kosovës, edhe qyteti i Gjilanit përballet me një sërë sfidash mjedisore që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje urgjente.

Këto sfida ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e banorëve, të cilët kanë ngritur edhe zërin e tyre për veprim emergjent.

Telegrafi ka përmbledhur vetëm tre nga problemet mjedisore për të cilat qytetarët janë ankuar në forma të ndryshme. Përmes këtij sondazhi mund të votoni se cila prej tyre duhet të ketë vëmendje më të madhe për realizim dhe përfundim më të shpejtë.

Tre nga problemet mjedisore në Gjilan – Cili duhet të marrë vëmendjen e institucioneve për përfundim më të shpejtë?

Klikoni tek shigjeta me drejtim lart në anën e majtë (Keni të drejtë 1️⃣ votë)

Puseta 3 metra afër sheshit të Gjilanit

Një pusetë rreth 3 metra lartësi e krijuar në një pjesë të qytetit të Gjilanit gjatë ndërtimit të një objekti, përkatësisht në hapësirën ku është paraparë të shfrytëzohet nga Këshilli i Bashkësisë Islame, po shqetëson në masë të madhe qytetarët e vendit. Përballë kësaj hapësire, gjenden disa lojëra dhe si rrjedhojë qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndonjë rrezik të mundshëm për fëmijët. Qytetarët tash e një kohë kanë kërkuar që të merren masa të menjëhershme dhe të rrethohet hapësira, kështu që të minimizohet rreziku.

Rruga "Enver Miftari" pa trotuar dhe ndriçim publik

Rruga e cila është konsideruar e rrezikshme për banorët e lagjes “Enver Miftari”, ditë më parë është asfaltuar edhe me një shtresë, mirëpo vazhdon të ketë mangësi të theksuara. Qytetarët patën shprehur pakënaqësit e tyre për shkak të mungesës së trotuarit dhe ndriçimit publik në këtë rrugë. Këto dy mungesa vazhdojnë të jenë burim shqetësimi për qytetarët, sepse këta të fundit janë të detyruar që në mungesë të trotuarit, të ecin në korsinë e biçikletave. Përmes platformës ndreqe.com, një qytetar pati thënë se rregullimi i trotuarit në këtë rrugë është emergjent sepse kjo rrezikon edhe jetën e fëmijëve, të cilët çdo ditë shkojnë në shkolla.

Zgjerimi i rrugës se Malishevës dhe mbulimi i lumit Stanishorka

Në mars të vitit 2023, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pati njoftuar për nënshkrimin e memorandumit për zgjerimin e rrugës së Malishevës dhe mbulimin e lumit Stanishorka. Projekti ka filluar të jetësohet në vitin 2024, mirëpo punimet tash e një kohë janë ndërprerë dhe kjo po shqetëson qytetarët të cilët jetojnë në atë pjesë. Ata thonë se hapësira ka mbetur shumë e hapur dhe kjo rrezikon jetën e qytetarëve, sepse sipas tyre është një rrugë shumë e frekuentura.