Please enter at least 3 characters.

Solskjaer: Reputacioni i Sanchezit dhe Lukakut nuk do të thotë asgjë

2019/02/GettyImages-1046649022-e1551186284894.jpg
313:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 06: Romelu Lukaku and Alexis Sanchez of Manchester United celebrate following their sides victory in the Premier League match between Manchester United and Newcastle United at Old Trafford on October 6, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer i ka thënë Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchezit se reputacioni i tyre nuk do të ndikojë që të përfshihen në formacionet startuese.

Dyshja është bërë pjesë e skuadrës së parë pak pasi që norvegjezi e zëvendësoi Jose Mourinhon në dhjetor.

Romelu Lukaku (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Mediat e huaja raportojnë se trajneri do të bëjë disa ndryshime në sfidën e nesërme kundër Crystal Palacet.

"Është një mundësi që ata të luajnë me potencialin e tyre, reputacioni është një gjë. Potenciali është i lartë dhe jam i sigurt se për shkak të performancës, mund të arrijnë lart".

"Pra, ky mund të jetë një mundësi për ata dy të gjejnë formën e duhur dhe të më shkaktojnë kokëdhimbje për ndeshjet e ardhshme".

Alexis Sanchez

"Romelu krijoi dy mundësitë të mira kundër Liverpoolit, është një pozitë e ndryshme për të. Lëndimi i Rashfordit nënkuptonte se duhej të mbështeteshim tek ai".

"Ai nuk mund të bënte shumë punë mbrojtëse, prandaj qëndrimi dhe shkalla e punës së Lukakus ishte fantastike", pohoi norvegjezi.

Ndryshe, United do të jetë mysafirë i skuadrës së Palacet gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/