Please enter at least 3 characters.

Solskjaer: Pogba është lider, do ta konsideroj si kapiten

2019/01/Solskjaer-Pogba.jpg
353:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 26: Ole Gunnar Solskjaer, Interim Manager of Manchester United and Paul Pogba of Manchester United celebrate following their sides victory in the Premier League match between Manchester United and Huddersfield Town at Old Trafford on December 26, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnard Solskajer ka folur fjalë të mëdha për mesfushorin francez, Paul Pogba.

Pogba ishte afër largimit nga Djajtë e Kuq pas raporteve të krisura me trajnerin Jose Mourinho.

Megjithatë, me ardhjen e Solskajer, Pogba ka rikthyer formën duke shënuar gola dhe asistime, kështu që norvegjezi po e cilëson si lider dhe po e konsideron si kapiten.

"Definitivisht, [unë do ta konsideroj atë si kapiten], sepse e njoh djaloshin më parë dhe ai është një lider", ka thënë fillimisht Solskjaer.

Solskjaer dhe Pogba po gëzojnë një marrëdhënie të shkëlqyer (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

"Ai është një karakter i fortë, ndikon tek njerëzit dhe ju keni parë videot nga Franca, ai interesohet dhe ai vërtet dëshiron të jetë i suksesshëm".

"Ai e di se nuk mund ta bëjë vetë, është një lojë në grup dhe ai është një karakter që sjell shumë gjëra të mira kur ai bën atë që di më mirë".

"Ju shikoni personalitetin e tij. Ai e do futbollin".

"Kur bashkon paraqitjet e mira me udhëheqjen dhe fitimin e Kupës së Botës, e sheh që ai për mua është kapiteni", përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/