Solskjaer për ndeshjen me Newcastlen: Ronaldo do të luajë
Cristiano Ronaldo me shumë gjasa do të debutojë me Manchester Unitedin këtë fundjavë kundër Newcastles.
Ndeshja zhvillohet në “Old Trafford” të shtunën, më 11 shtator nga ora 16:00.
Solskjaer foli për shanset e tij për të luajtur në konferencën e fundit për shtyp.
"Ai kishte një parasezon të mirë me Juventusin. Ai luajti për ekipin kombëtar, ai kaloi një javë të mirë këtu me ne. Herët a vonë ai patjetër do të jetë në fushë, kjo është e sigurt”, ka thënë Solskjaer për ndeshjen me Newcastlen.
Portugezi u kthye në grup të martën pas angazhimeve me kombëtaren, dhe vetëm një ditë para konferencës Solskjaer ai kishte folur me faqen zyrtare të klubit në bisedë me ish-shokun e skuadrës Wes Brown .
" Unë jam gati dhe mendoj se gjëra të rëndësishme mund të ndodhin në tre ose katër vitet e ardhshme".
Pastaj ai bëri shaka: "Unë do të jem i përgatitur dhe do t'i bëj presion Solskjaer për të filluar që nga minuta e parë”, kishte thënë dje Ronaldo. /Telegrafi/


