Please enter at least 3 characters.

Solskjaer ka evituar një "përplasje fizike" mes Pogbas dhe Lukakus

2019/03/GettyImages-1075937078.jpg
321:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 30: Romelu Lukaku of Manchester United celebrates after scoring his team's fourth goal with Paul Pogba during the Premier League match between Manchester United and AFC Bournemouth at Old Trafford on December 30, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Romelu Lukaku pati një përplasje të ashpër me bashkëlojtarin te Manchester United, Paul Pogba.

"The Sun" shkruan sot se i gjithë problemi u shkaktua kur francezi i mohoi belgut një "hat-trick" duke i marrë topin dhe më pas e humbi penaltinë të shtunën kundër Southamptonit.

Lukaku i kujtoi më pas Pogbas se e kishte mbështetur kur ishte në konflikt me ish-trajnerin, Jose Mourinho.

Paul Pogba (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Madje, trajneri Ole Gunnar Solksjaer është dashur të intervenon për t'i qetësuar palët për të evituar një përplasje fizike.

"Ishte një bisedë krejt e ashpër dhe Romelu nuk ishte i lumtur për atë që kishte bërë Pogba", tha një burim për mediat angleze.

"Ai shpejtë ia kujtoj Paulit se e kishte ndihmuar atë kur gjatë mosmarrëveshjeve me Mourinhon. Ole duhej ta qetësonte situatën", pohoi burimi.

Ndryshe, United zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Ligës Premier me 58 pikë, një më shumë se Arsenali dhe dy më shumë se Chelsea. /Telegrafi/