Soldado te Tottenhami – Postiga te Valencia
31/07/2013
Sulmuesi i Los Che thuhet se ka arritur marrëveshje katërvjeçare me Spursat, ndërsa e vetmja çështje që është duke u diskutuar është mënyra se si klubi anglez do t’i paguajë 30 milionë eurot për të.
Nga ana tjetër, futbollisti i Real Zaragozas do të shkojë në drejtim të Mestallas, për ta zënë vendin e Soldados.
30-vjeçari ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Valencian me mundësinë për ta vazhduar edhe për një vit. Ai do të kushtojë tre milionë euro. /Telegrafi/


