Please enter at least 3 characters.

Sokoli e arsyeton humbjen

2016/01/sokoli-e-arsyeton-humbjen_hd.jpg

Pas ndeshjes, trajneri Bylbyl Sokoli e ka arsyetuar humbjen minimale, duke thënë se këto janë vetëm ndeshje miqësore dhe se ka provuar të gjithë futbollistët që ka në dispozicion, transmeton Telegrafi.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë me kundërshtar të fortë dhe i provuam të gjithë futbollistët dhe mendoj se ekipi ynë luajti një lojë solide, mirëpo po shihet se ka lodhje për shkak fazës përgatitore. Kemi pasur momente dobësie sikurse që kemi pasur edhe momente të mira, por në përgjithësi jam i kënaqur me prezantimin kundër Llovçenit”.

“Gjithsecili futbollist që angazhohet duhet t’i tregojë cilësitë e veta. Këto janë ndeshje sprovuese dhe unë duhet t’i shoh vlerat e gjithsecilit futbollist, pra secili prej tyre duhet prezantuar mirë. Ishte prezantim i mirë edhe pse munguan disa futbollistë, por tash nuk do të thotë që ne të varemi nga katër apo pesë futbollistë”.

“Pra, ne me këtë ndeshje përfunduam ndeshjet provuese për të gjithë futbollistët dhe tash e tutje do të inkuadrohet vetëm ekipi i cili do të luajë ndeshje për kampionat dhe do të punohet me ekipin e parë, ku tani kemi pasqyrën reale të futbollistëve që do të luajnë, që janë dëshmuar”, ka thënë Sokoli për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/