Please enter at least 3 characters.

S’merren vesh për asgjë!

2016/01/f.0531212029724_m.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tw enjten deklaroi në Kuvend se edhe pse mazhoranca u përpoq gjatë Konferencës së Kryetarëve të gjente një rrugë të mesme mes datave të propozuara për mbajtjen e raundit të dytë, nuk u arrit dot konsensusi me opozitën, e cila këmbënguli, që votimi i dytë të mbahej të martën më 5 qershor.

Kuvendi vuri në jetë me votë, sipas Rregullores së Kuvendit, propozimin e mazhorancës që raundi i dytë i zgjedhjes së Kreut të Shtetit të zhvillohet të hënën në 4 qershor.

Raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit, të mërkurën, u dogj për shkak se opozita nuk e dha konsensusin e saj për kandidaturën e juristit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori, i propozuar nga mazhoranca, me argumentimin se është një kandidaturë të njëanshme.

Edhe në raundin e dytë dhe të tretë, që zhvillohen sipas Rregullores së Kuvendit shtatë ditë nga pararendësi, duhen 84 vota për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, për arritjen e të cilave lipset dialog e konsensus mes palëve.

Nëse edhe këto dy raunde do të dështojnë, atëherë Kushtetuta parashikon se Presidenti mund të zgjidhet në dy raundet e fundit me votat e mazhorancës në Parlament, pra me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

Tashmë pritet që deri të hënën të vijojnë ethshëm negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për gjetjen e konsensusit të gjerë për zgjedhjen e kandidaturës apo kandidaturave për President, me synimin që të mos dështojnë me radhë edhe raundet pasaardhëse për zgjedhjen e Kreut të Shtetit. /Telegrafi/