Please enter at least 3 characters.

Smalling mund të mungojë edhe tri ndeshje

2021/02/smaling-2-e1613037250510.jpg

Mbrojtësi i Romës, Chris Smalling, pritet të mungojë së paku tri ndeshje, pasi vazhdon të vuajë nga lëndimi që e pësoi ndaj Hellas Verona.Sky Sport Italia raporton se anglezi nuk do të mund të luajë deri në takimin ndaj Beneventos që zhvillohet më 21 shkurt.

Në takimin ndaj Veronas, vendin e tij e zuri mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla dhe mund ta vazhdojë detyrën edhe në sfidat në vazhdim.

(Foto: Instagram/smalling)

Gjasat janë të mëdha që Smalling, ndër tjera, të mungojë në ndeshjen e Serie A kundër Udineses dhe atë ndaj Sporting Braga në Ligën e Evropës.

Sipas Sky, Roma nuk ngutet për të rrezikuar me mbrojtësin dhe do t’i japë kohë të shërohet krejtësisht. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/smalling)