Please enter at least 3 characters.

Sllovakia nuk e ka ndërmend ta njoh Kosovën

2016/01/sllovakia-nuk-e-ka-nd-euml-rmend-ta-njoh-kosov-euml-n_hd.jpg

“Sllovakia nuk e ka ndërmend të ndryshoj pozicionin e saj në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Qasja jonë mbështetet në deklaratën e Parlamentit sllovak nga marsi i vitit 2007 në lidhje me zgjidhjen e statusit të provincës serbe të Kosovës”, ka thënë Gandel.

Duke komentuar deklaratat e zëvendësministrit të jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi se shteti sllovak brenda pak javësh mund ta njoh Kosovën, zëdhënësi Gandel ka pohuar se shteti i tij nuk është në garë për ta njohur pavarësinë e vendit tonë pa e bërë një gjë të tillë të gjitha vendet e BE-së.

“Ne nuk duam të marrim pjesë në garën drejt njohjes, pa njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së”, ka theksuar Gandel

Ai ka shtuar se Sllovakia megjithatë mbështet perspektivën evropiane të Kosovës.

“Ne nuk duam të krijojmë një vrimë të zezë në Ballkan dhe se qasja e jonë mbetet pragmatike. Ne vazhdojmë të përkrahim perspektivën evropiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Kosovën”, ka përfunduar shefi i diplomacisë sllovake, Boris Gandel. /Telegrafi/