SLIBA: Zgjedhjet në Maqedoni plotësuan standardet ndërkombëtare
14/12/2016
Instituti për dialog dhe demokraci - SILBA, nga Danimarka, që i vëzhgoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të ditës së dielë ka dalë me një vlerësim për procesin zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas SILBA; zgjedhjet e 11 dhjetorit i përmbushën standardet ndërkombëtare, edhe pse u hasën disa parregullsi. SILBA ka vëzjuar 67 vendvotime në pesë komuna të Bashkisë së Shkupit.
SILBA ka vërejtur vështirësi të votimit të personave me nevoja të veçanta, votim grupor, si edhe probleme në vendosjen e pultit të votimit, me çka shkelet fshehtësia e votimit./Telegrafi/


