Please enter at least 3 characters.

Skuadrat evropiane pas talentit holandez

2016/04/299728-e1460066544239.jpg

Tonny Vilhena është një mesfushor që llogaritet si e ardhmja e Përfaqësueses holandeze.
Mesfushori qendror i Feynoordit ka treguar formë fantastike në dy stinorët e fundit në kampionatin holandez.

Kështu e përditshmja portugeze ‘A Bola’, ka zbuluar edhe skuadrat që po interesohen për lojtarin.

21-vjeçari është në radarin e Portos në Portugali, por për të ka interesime edhe nga Serie A dhe Liga Premier.

Roma dhe Milan janë dy skuadrat që e duan në Itali Vilhenan, ndërsa në Angli ai kërkohet nga Everton dhe Tottenham. /Telegrafi/