Skuadrat e mëdha italiane përfundojnë ndeshjet pa gola, kjo nuk ndodhte prej 52 vitesh
210:"TURIN, ITALY - DECEMBER 09: Paulo Dybala (C) of Juventus in action during the Serie A match between Juventus and FC Internazionale on December 9, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images
10/12/2017
Tashmë ka përfunduar java e 16-të në Serie A për Juventusin, Interin, Napolin dhe Romën.
Zonja e Vjetër dhe Nerazzurrët u përballen mes vete në Derbin e Italisë, i cili përfundoi me rezultat 0-0.
Ndërsa, Roma barazoi pa gola ndaj Chievos, ashtu si Napoli ndaj Fiorentinës.
Që këto skuadra të përfundojnë xhiron me rezultat të barabartë pa gola, nuk ishte parë prej sezoni 1965/66 (javës së 17-të).
Aktualisht Interi renditet në vendin e parë më 40 pikë, një më shumë se Napoli dhe Juventusi.
Zikaltrit në ndeshjen e ardhshme luajnë ndaj Udineses, Napoli ndaj Torinos, ndërsa Zonja e Vjetër me Bolognan.
Ndërsa, Roma renditet në vendin e katër me 35 pikë, por një ndeshje më pak. /Telegrafi/


