Please enter at least 3 characters.

Skuadra angleze e gatshme të paguaj 45 milionë euro për Vitor Roque

2024/05/Vitor-Roque-1.jpg
200:"Soccer Football - LaLiga - FC Barcelona v Osasuna - Estadi Olimpic Lluis Companys, Barcelona, Spain - January 31, 2024 FC Barcelona's Vitor Roque celebrates scoring their first goal REUTERS/Albert Gea
7:"REUTERS

E ardhmja e Vitor Roques duket larg Barcelonës, por ende përfundimisht nuk është marrë vendimi për të.

Sulmuesi brazilian ka qenë i padëshiruar nga Xavi, përkundër se Barça pagoi 40 milionë euro për transferimin e tij në janar.

19-vjeçari ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje në total për Barcelonën ku ka 353 minuta dhe dy gola të shënuar, duke mos i arritur pritshmëritë.

Sipas asaj që ka raportuar Sport, skuadra angleze Arsenal është e gatshme të paguaj 45 milionë euro për transferimin e brazilianit në Emirates Stadium.

Megjithatë lojtari tani është në mëdyshje nëse do të largohet nga Barcelona, apo do të presë që trajneri i ri Hansi Flick ti japë hapësirat e duhura.

Ish-lojtari i Athletico Pareneses ka oferta edhe nga La Liga me Sevillan, Villarreal,Valencia dhe Real Sociedad që e duan, megjithatë Barcelona pritet që ta shes atë dhe jo ta huazoj.

Vitor Roque i pëlqen trajnerit Arteta dhe drejtorit Edu Gaspar, derisa Topçinjtë janë në bisedime me Barcelonën për transferimin e brazilianit në Londër. /Telegrafi/