Please enter at least 3 characters.

Skënderaj: Digjet stalla me gjashtë bagëti, shpëtohen 23 prej tyre

2018/04/30124346_1666493346737821_5968544853854781440_o.jpg

Në fshatin Kosterc, të komunës së Skenderaj, të enjten është djegur një stallë me gjashtë bagëti.

Pas përfshirjes së stallës nga flaka, pronari së-bashku me banorët përreth kanë reaguar duke shpëtuar 23 prej tyre.

Në redaksinë e Telegrafit kanë arritur disa fotografi ku shihet gjithçka e bërë shkrumb nga zjarri.

Mësohet se stalla me lopë ka qenë e ndërtuar nga druri, ndërsa djegia e stallës ka ardhur si pasojë e energjisë elektrike.

Nuk dihet saktë vlera e dëmeve që është shkaktuar...

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, Inspektorati dhe KEK-u, të cilët janë marrë me rastin dhe shkaqet kryesore që kanë bërë që stalla me bagëti të digjet tërësisht. /Telegrafi/