Skena rrëqethëse nga Haiti, policët e armatosur arrestojnë të burgosurit e arratisur – nëpër rrugë filmohen kufoma e të plagosur
Shtatë të burgosur dhe drejtori i një burgu në Haiti janë vrarë në një përleshje që shpërtheu të enjten, pasi Arnel Joseph që konsiderohet si një nga liderët e bandave më të fuqishme – me bashkëpunëtorët e tij arriti të arratiset nga burgu i kryeqytetit të këtij vendi – Port-au-Prince
Policia ka arritur që një pjesë të burgosurve t’i arrestojë, e një numër i tyre edhe janë vrarë e disa plagosur, transmeton Telegrafi.
Skenat dramatike të vdekurve të shtrirë nëpër rrugë, të plagosurit që bërtisnin nga dhimbjet si dhe policët e armatosur – po bëjnë bujë nëpër botë.
Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë nacionale ka konfirmuar për “Le Nouvelliste” se rreth 40 të burgosur janë arrestuar pas rebelimeve që ndodhën brenda burgut.
Kryeministri i Haitit, Joseph Dsut, ka thënë se autoritetet kanë rimarrë kontrollin mbi burgun – brenda të cilit kishin shpërthyer rebelimet edhe gjatë vitit 2014, ku qindra të burgosur kishin arritur të arratisen. /Telegrafi/


