Please enter at least 3 characters.

Skena më dramatike nga Parisi: Polici në flakë, goditet me koktej molotovi - kolegët mezi e shpëtojnë

2023/05/1-17.jpg
363:"Riot police officers run next to a fire set in front of a building during a demonstration, Monday, May 1, 2023 in Paris. Across France, thousands marched in what unions hope are the country's biggest May Day demonstrations in years, mobilized against President Emmanuel Macron's recent move to raise the retirement age from 62 to 64. (AP Photo/Aurelien Morissard)
2:"AP

Protestat e punëtorëve të pakënaqur u mbajtën dje në të gjithë Francën, të gjitha për shkak të reformës së pensioneve të imponuar nga autoritetet.

Ndonëse protestat po vazhdojnë prej disa javësh, mbrëmë nga rrugët e Francës kanë mbërritur ndoshta skenat më dramatike që nga fillimi i protestave të mëdha, transmeton Telegrafi.

Një polic dhe një protestues u lënduan rëndë dhe rreth 300 persona u arrestuan në incidentet gjatë protestave të 1 Majit në Francë, të cilat, sipas sindikatave, mblodhën 2.3 milionë, ndërsa policia numëron rreth 780,000 njerëz.

“Megjithëse sjellja e shumicës dërrmuese të demonstruesve që protestuan në rrugët e qyteteve franceze, kryesisht në Paris, Lion dhe Nante, ishte paqësore dhe jo e rastësishme, policia franceze u përball me një grup më të vogël njerëzish ekstremë të dhunshëm që dalin në rrugë me qëllim përplasjen dhe plagosjen e pjesëtarëve të policisë, rrëmbimin dhe vjedhjen”, njoftoi ministri i Brendshëm francez Géral Darmanen në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas tij, një polic i Parisit është lënduar rëndë në një sulm me një koktej molotov. Në videon e postuar në rrjetet sociale shihen kolegët duke tentuar të shuajnë flakën në trupin e tij, të shkaktuar nga sulmi me koktej molotovi.

Prokurori në Nante bëri të ditur se një 28-vjeçar, pjesëmarrës në demonstratë, ka mbetur i lënduar rëndë dhe se për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/