Please enter at least 3 characters.

Skandaloze: Ndërpritet ndeshja miqësore Liria – Dukagjini, prizrenasit sulmojnë gjyqtarët

2019/09/53155001_1906336492827277_7522758269757030400_o.jpg

Kur Superliga dhe Liga e Parë janë në pushim, klubet po mundohen ta shfrytëzojnë këtë për ndeshje miqësore.

Por një e tillë nuk ka shkruar mirë sot. Ndeshja mes Lirisë dhe Dukagjinit është ndërprerë.

Kjo pasi janë sulmuar gjyqtarët e ndeshjes në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Ka qenë Dukagjini që e ka lajmëruar rastrin në faqen zyrtare,  ku thuhet se vendasit i kanë sulmuar gjyqtarët.

Ndeshja në momentin e ndërprerjes ishte 0-0.

Dukagjini i Xhengiz Rexhepit është në Superligë, ndërsa Liria e Samuel Nikaj është pjesë e Ligës së Parë. /Telegrafi/