Please enter at least 3 characters.

S’ka më kaçurrela, Young Zerka bën ndryshimin drastik në pamje duke i prerë flokët

2019/10/y1-e1572379570923.jpg

Këngëtari i njohur korçar, Young Zerka, është shumë i pëlqyer për zhanrin të cilin ai e këndon.

Ai është i njohur për të gjithë si djali me flokë kaçurrela, i cili këndon në stilin xhamajkan - pasi kështu u bë i njohur që në fillimet e tij.

Mirëpo sa i përket dukjes, këngëtari Zerka ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik së fundmi, duke i prerë flokët e tij.

Ai tashmë nuk i ka kaçurrelat, pasi ka vendosur t'i mbajë flokët e shkurtra.

Young Zerka publikoi madje në rrjetin social Instagram një video, duke treguar tërë procesin, që nga momenti kur floktari i tij filloi t'i heqë flokët e deri në rezultatin final.

"Kapitull i ri, mirupafshim kaçurrela", ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj videoje.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave përbri videos nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për ndryshimin e ri. /Telegrafi/