S’ka marrëveshje mes serbëve dhe KFOR-it
02/12/2011
Ristic u tha gazetarëve se nga KFOR-i ka marrë premtimin se “në ditët e ardhshme nuk do të ketë veprime të dhunshme, dhe se gjatë kësaj periudhe do të ketë përpjekje për të gjetur një zgjidhje”.
"Diskutuam propozimet për lirimin e rrugës Zveçan-Zubin-Potok, në udhëkryqin e Jagnjenicës. KFOR-i dëshiron ta lirojë atë rrugë dhe ta bëjë një punkt kontrolli për kontrollimin selektiv të automjeteve në kërkim të armëve. Ne nuk kemi asgjë kundër një propozim të tillë, por ne nuk pranojmë punkt në atë vend”, ka thënë Ristic, transmeton Beta. /Telegrafi/


