Please enter at least 3 characters.

Situatë e rëndë me zjarret në Himarë, digjet një banesë - rrezikojnë të tjerat përreth

Është përkeqësuar situata e zjarrit në Himarë. Për pasojë, një banesë raportohet të jetë e djegur, ndërkohë rrezikojnë dhe të tjera pranë.

Flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe po përhapen me shpejtësi, për shkak edhe të favorizimit nga era e fortë që fryn në zonë.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse lokale janë angazhuar ekipe nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e pronave.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, ndërsa situata është përshkruar si e vështirë nga forcat zjarrfikëse në terren.

Banorët e Himarës janë angazhuar së bashku me zjarrfikësit për të ndihmuar në përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe kushteve atmosferike, është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje./Euronews Albania