Please enter at least 3 characters.

Situata politike dhe zgjedhjet e ardhshme shtyjnë PDK-në të mblidhet në një takim

2023/10/pdk-e1696262939878.jpg

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së.

Abdullahu derisa konfirmoi mbledhjen e takimit, nuk dha më shumë detaje mbi temat që do të diskutojnë.

Megjithatë, Telegrafi mëson se Këshilli Drejtues i PDK-së do të diskutojë mbi situatën politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.

Ndryshe, PDK në vazhdimësi ka kritikuar mënyrën se si po udhëheq me vendin Qeveria Kurti./Telegrafi/