Please enter at least 3 characters.

Sistemi i Tatimit në Pronë jashtë funksionit në Komunën e Kamenicës

Komuna e Kamenicës ka njoftuar tatimpaguesit se Sistemi i Tatimit në Pronë aktualisht është jashtë funksionit, duke filluar nga data 02.03.2026.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë, deri më tani nuk janë pranuar informata zyrtare nga Departamenti i Tatimit në Pronë (DTP) lidhur me kohëzgjatjen e këtij bllokimi.

Autoritetet komunale bëjnë të ditur se qytetarët do të njoftohen me kohë sapo sistemi të rikthehet në funksion nga DTP.

Komuna e Kamenicës ka kërkuar mirëkuptim nga tatimpaguesit për situatën e krijuar. /Telegrafi/