Please enter at least 3 characters.

Simeone: Duhet ta harrojmë Realin

2016/01/simeone-duhet-ta-harrojm-euml-realin_hd.jpg

Futbollistët e Simeones barazuan pa gola kundër Realit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mirëpo javën e ardhshme do t’i shkojnë Mbretërve në Santiago Bernabeu për ndeshjen e kthimit.

“Gjëja më e vështirë është të përfundosh i treti. Ne duhet të mendojmë që të luajmë një ndeshje të mirë nesër dhe të jemi të fortë kundër një rivali që kërkon pikë”, tha fillimisht Simeone.

“Ne po mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Ndeshja e nesërme është klasike kundër një skuadre që po lufton për të qëndruar lartë dhe është një ndeshje ku kërkohet që të jemi në nivelin më të lartë”, ka shtuar Diego. /Telegrafi/