Please enter at least 3 characters.

Silva zbulon emrat e talentëve të rinj për mbrojtjen e Brazilit

2016/01/silva-zbulon-emrat-e-talent-euml-ve-t-euml-rinj-p-euml-r-mbrojtjen-e-brazilit_hd.jpg

“Brazili ka zbuluar disa mbrojtës të ri dhe shumë të mirë së fundmi”, tha fillimisht mbrojtësi i PSG-së për Foot Mercato.

“Janë dy ose tre emra që më vijnë në mendje për momentin. Samir nga Flamengo e lexon lojën shumë mirë. Ai luan me këmbë të majtë dhe nuk është lehtë të jesh mbrojtës i majtë”.

“Pastaj është edhe Marlon nga Fluminense. Ai është mbrojtës shumë i mirë i cili po bën emër në Brazil”.

“Dhe për fund është Elivelton, i cili gjithashtu luan për Fluminensen. Ai është një tjetër djalosh i ri i cili ka karakteristika të njëjta me Marlonin. Pasi që është i ri ende, ai duhet ta përmirësojë edhe më shumë teknikën e tij”.

“Unë jam i sigurt se këta tre talentë shumë shpejtë do t’ju bashkohen top-klubeve evropiane”, ka shtuar braziliani. /Telegrafi/