Please enter at least 3 characters.

Silva: Ronaldo është i pazëvendësueshëm te Portugalia

2018/06/RonaldoSilva-2-e1528818567288.jpg
275:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 21: Bernardo Silva of Portugal speaks to Cristiano Ronaldo of Portugal during the FIFA Confederations Cup Russia 2017 Group A match between Russia and Portugal at Spartak Stadium on June 21, 2017 in Moscow, Russia. (Photo by Francois Nel/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori portugez, Bernardo Silva, thotë se Cristiano Ronaldo është lojtar i pazëvendësueshëm.

Portugalia është duke u përgatitur për ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror, të cilën e zhvillon të premten kundër Spanjës, ndërsa padyshim se superylli i Los Blancos do të jetë shumë i rëndësishëm për përfaqësuesen e tij.

(Foto: Getty Images)

Ai është 33-vjeçar dhe ky ndoshta është shansi i fundit që CR7 ta fitojë trofeun e vetëm që nuk e ka fituar në karrierë. Dhe natyrisht se bashkëkombësit e tij i kanë shpresat te lojtari kryesor.

"Është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë se ai është i pazëvendësueshëm. Kur të dëshirojë të largohet, atëherë do të mbetet një ekip i nivelit të lartë dhe mendoj se mund ta ruajmë atë nivel".

"Kur Cristiano të largohet, do ta humbim lojtarin më të mirë në futbollin portugez. Do të përpiqemi ta mbajmë këtë nivel me ekipin kombëtar, por tash nuk jam duke menduar për të qenë idhulli i tifozëve".

(Foto: Getty Images)

"Gjërat e këtilla mund të ndodhin ose jo, por duhet të vijnë natyrshëm", ka deklaruar Silva për Marca.

Krahas Spanjës, Portugalia do të luajë edhe kundër Iranit dhe Marokut në Kampionatin e sivjetmë Botëror. /Telegrafi/